Avokati Milanov: Bekim Neziri s`ka marrë pjesë në incidentin në M-NAV!

”INCIDENTI NUK KA NDODHUR NË KULLËN E KONTROLLIT”

Incidenti nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit në M-NAV, e as që është e vërtetë se janë sulmuar kontrollorët që kanë qenë në vendin e tyre të punës – ka deklaruar Avokati Elenko Milanov, përfaqësuesi juridik i Bekim Nezirit. Sipas tij, Bekim Neziri, nuk ka martrë pjesë në incidentin në M-NAV.

“E gjithë fama rreth kësaj ngjarje nisi me një dezinformatë që vazhdimisht përsëritet dhe në bazë të kësaj dezinformate bazohen deklaratat e deritashme se ngjarja ka ndodhur në kullën e kontrollit. Në këtë rast asgjë s`ka ndodhur në kullën kontrolluese e as në afërsi”, tha Elenko Milanov, avokat i Bekim Nezirit.

Sipas Avokatit, paraqitja e sotme e Nezirit në Gjykatën penale tregon se ai nuk ka qëlloim për t`u arratisur dhe se dëshiron të dëshmojë ngjarjen e ditës së incidentit.

“Bekimi u paraqit në afat prej gjysmë ore ftesës së stacionit policor, ka dhënë dëshmitë e tij dhe sot u paraqit para gjykatës, që tregon qartë se nuk mendon arratisjen, por të dëshmojë se realisht cfarë ka ndodhur në rastin ku nuk ka asnjë kontribut”, tha Elenko Milanov.

Bekim Neziri sot u paraqit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ku Këshilli penal duhet të vendos rreth ankesës së Prokurorisë së Shkupit. Ankesa pason pasi gjykatësi I procedurës paraprake u caktoi masë kujdesi, e jo paraburgim, sic kishte kërkuar PTHP-Shkup, për katër të dyshuarit e ndërhyrjes në M-NAV, në mesin e të cilëve dhe Bekim Neziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share