Bekteshi: Korridori 8 do realizohet brenda afatit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Klan Debat u shpreh i bindur në suksesin e projektit Korridori 8, që duhet të fillojë nga dita e nesërme. Sipas Bekteshit, janë të pabaza akuzat e opozitës për kompani të dyshimta të përfshira në këtë projekt. Ai thotë se vet emri i kompanisë amerikane realizuese të projektit mjafton si dëshmi për kualitet dhe seriozitet të projektit.

“Kompani Behtel dhe Enka është kompani serioze që e ka dëshmuar veten në vendet tjera dhe ne i kemi parë ato punë. Nuk kam dëgjuar se ka ndonjë dyshim apo vërejtje sa i përket realizuesit të projektit… Një kompani e përmasave të tilla nuk lejon që t’i rrënohet imazhi të cilin e ka ndërtuar në nivel global nga ndonjë kompani me dyshime”, tha Bekteshi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share