Në tribunën e parë të hapur në kuadër të fushatës „Ne jemi Evropë”, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka folur për nevojënne anëtarësimit në BE, duke e quajtur këtë të fundit si “çudi ekonomike” që nuk lejon ngritjen e oligarkëve, përcjell KlanM.
“BE-ja është çudi ekonomike që nuk lejon 10 ose 20 njerëz ta mbajnë shtetin peng. Ne si shtet duhet të punojmë për të rinjtë, në mënyrë që brezat tanë të ardhshëm të jenë të suksesshëm… Që nga mëvetësimi e deri tani mund të numërojmë 10-15 biznesmenë të cilët janë më të mëdhenjtë në këtë shtet. Prandaj, ne si shtet duhet të punojmë që të rinjtë ardhmërinë e tyre të mos e shohin në administratën, por të punojnë që të bëhen konkurrues në treg dhe të duan të punojnë në sektorin privat. Të duan t’u bëjnë konkurrencë këtyre oligarkëve”, theksoi Bekteshi./KlanMacedonia