Kumanovë: Zjarri në Gjykatë – digjet pjesë e arkivës me lëndë të vjetra?!

SPASOVSKI: EKSPERTËT DO T`I HETOJNË SHKAQET E ZJARRIT

Ekspertë për hetime kriminalistike dhe teknike do t`i hetojnë shkaqet e zjarrit që shpërtheu në hapësirat e bodrumit të Gjykatës Themelore në Komunave, ku është vendosur një pjesë e arkivës – tha Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në Qendrën për Trajnime në Idrizovë, njofton KlanM.

“Për momentin nuk mund të themi me saktësi se çka është përfshirë nga zjarri, për shkak se sipas informacioneve më të reja ende vazhdon operacioni i shuarjes. Kanë shkuar edhe kryeshefa dhe udhëheqës të Departamentit për hetime kriminalistike dhe teknike për të bërë ekspertizë dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit” – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zjarri në Gjykatën e Kumanovës, sic kanë njoftuar nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, sic percjell KlanM ka shpërthyer një orë e gjysmë pas mesnate, kurse në operacionin e shuarjes kanë marrë pjesë shtatë zjarrfikës me dy automjete.

Sipas njoftimeve të para, mësohet se shkaku I zjarrit, mund të jetë instalimi i vjetër elektrik, por pritet që hetimet të vërtetojnë se cfarë në të vërtetë ka ndodhur gjatë shpërthimit tyë zjarrit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share