Bekteshi: Arsimi i mesëm i obligueshëm, i dëmshëm për ekonominë e vendit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ishte folës në panelin me temë “Roli i ndërtimit në zhvillimin ekonomik të vendit” në kuadër të Konferencës për infrastrukturë rrugore, ku pjesë e panelit dhe të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, theksoi se vërtet duhet të mendojmë seriozisht në interes të ekonomisë, nëse arsimi i mesëm duhet të jetë i obligueshëm në vendin tonë.

“Duhet të themi sinqerisht se ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme dhe duhet të fillojmë realisht të bëjmë një përzgjedhje që do të përfitojë ekonomiа në tërësi. Flasim për papunësi prej 13 ose 14%, nëse shikoni strukturën e të papunëve, do të vini re se janë shifra fiktive, vetëm nëse e shikoni strukturën pa u futur në detaje, kurse e gjithë ekonomia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, mos të flasim edhe se sa të kualifikuar dhe të gatshëm janë për të hyrë në tregun e punës në vendin tonë” – tha Bekteshi.

Gjithashtu, ministri Bekteshi shtoi se duhet të mendojnë seriozisht Ministria e Arsimit, resorët ekonomik, përfshirë këtu edhe Odën ekonomike, nëse duhet të vazhdojmë me arsimin e mesëm të obligueshëm apo të ndryshojmë tërësisht pjesën që do të jetë në interes të ekonomisë. Në parim mund të të mos jetë në interes të prindërve në atë moment, por në planin afatmesëm dhe afatgjatë jam i bindur se do të jetë në interes të shtetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share