Bejta: Ma thoni një sukses të vetëm të partisë dhe Grubit?

Nevzat Bejta në emisionin Klan Debat tha se kjo Qeveri nuk ka bërë sa duhet dhe nuk është në shërbim të qytetarëve.

”Me punën e qeveritarëve tanë në Qeveri nuk jemi të kënaqur, ne prandaj kemi kërkuar të funksionojnë organet partiake që të ketë përgjegjësi. Sepse ata shkuan nëpër ministri të zbatojnë plan programin e BDI-së, nuk kanë shkuar në aheng. Qeveria aktuale nuk është në shërbim të qytetarëve, ma thoni një sukses të Grubit si zv/kryeministër, pra ma thoni një sukses të tij sepse un nuk di” – tha Bejta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share