Skriningu RMV-BE: Në agjendë lëvizja e lirë e mallrave

Sot në agjendën e takimeve të skriningut të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Bruksel  ishte Kapitulli 1 –Lëvizja e lirë a mallrave nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm.

Lëvizja e lirë e mallrave paraqet një nga 4 liritë themelore mbi të cilat është i ndërtuar dhe funksionon Tregu i vetëm i Bashkimit Evropian. Legjislacioni dhe implementimi institucional i lëvizjes së lirë të mallrave paraqet bazën e zhvillimit ekonomik.

Zv/Negociatorja kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian znj. Drita Abdiu-Halili theksoi se lëvizja e lirë e mallrave është e një rëndësie të veçantë, nga vetë fakti se 75% e tregtisë së përgjithshme brenda BE-së përbëhet nga mallrat dhe kjo gjeneron mbi 20% të Prodhimit Bruto të Brendshëm të Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka arritur të harmonizojë pjesën më të madhe të legjislacionit për këtë kapitull, dhe institucionet bartëse të këtij procesi kanë statusin e entiteteve të pavarura juridike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është dëshmuar se 1.7 % e rritjes ekonomike të Prodhimit Bruto të Brendshëm të shteteve anëtare në nivel vjetor i atribuohet tregtisë së mallrave brenda tregut të vetëm të BE-së. Tregu i vetëm i BE-së ju ndihmon shteteve anëtare të ndërtojnë ekonomi të zhvilluara dhe të qëndrueshme.

Sa i përket tregut të vetëm të BE dhe lëvizjes së lirë të mallrave legjislacioni i BE-së fillimisht ishte i fokusuar në heqjen e barrierave tregtare, kurse sot tregu i vetëm i Bashkimit Evropian adreson edhe qëllime të tjera strategjike të kohës, si që janë normat mjedisore dhe të drejtat e njeriut.

Korniza legjislative që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave është në evoluim dhe ndryshim të vazhdueshëm dhe është mjaft e rëndësishme, por akoma më e rëndësishme është edhe struktura institucionale që duhet ta implementojë atë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share