Behrami thotë se festa me shqiponjë ndaj Serbisë ishte marrëzi

Ish-futbollisti me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin zviceran, ku ka shpalosur shumë gjëra brenda jetës së tij.

Behrami ka folur edhe rreth ndeshjes Zvicër-Serbi në kampionatin Botëror të vitit 2018.

Ai ka thënë se gjesti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke e bërë ‘shqiponjën’ ishte marrëzi, pasi sipas tij, politika nuk duhet të përzihet me sportin, transmeton Klankosova.tv.

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, ka thënë Behrami.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share