Ndeshja Zhalgiris – Struga Trim Lum, më 11 korrik në Vilnius , ajo e kthimit më 19 korrik në Ohër

Kampioni i Maqedonisë Veriut, Struga Trim Lum, për herë të parë do të përfaqësojë vendin në Ligën e Kampionëve.

Debutimi i ekipit në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, do të zhvillohet më 11 korrik, në stadiumin LFF në Vilnius, me fillim në ora 19:00, ndërkohë ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Bilajnini Izvori “ në Ohër më dsatën 19  korrik, me fillim në  ora 17:00.

Me kualifikimin eventual në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Struga Trim Lum do të përballet me gjigandët turq të Galatasarajit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share