Behgjet Pacolli i dhuron veturë luksoze shoqatës bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’

Kryetari partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dhuruar një veturë Benz VITO, Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Përmes një postimi në Facebook, humanisti Halil Kastrati, ka falëndëruar Pacollin, duke thënë se kjo është vazhdimësi e ndihmave që ai bën.

“Sot e pranuam një donacion special makinë Benz VITO krejt e re me zero kilometra nga Banka Ekonomike e Kosovës”.

“I nderuari Behgjet Pacolli është donator i hershëm të Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit, tani përveç personalisht edhe kompanitë e tij janë donatorë të shoqata jonë. Zoti kurrë mos ju humbtë”.

“Faleminderit shumë, e Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share