Video ekskluzive | Aksion i gjerë policor në Veri të Mitrovicës

Aktualisht në Mitrovicën e Veriut është duke u zhvilluar një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës, raporton Klan Macedonia.

Sipas një burimi të pakonfirmuar bëhet fjalë për aksion të Policisë së Kosovës për arrestimin e disa personave të përfshirë ditë më parë në sulmin e Komunës së Mitrovicës së Veriut me granatë dore.

Në videon e siguruar nga Klan Macedonia shihet që njësitet e shumta policore kanë ndaluar një veturë të dyshuar, por nuk dihet që a kanë arritur të arrestojnë ndonjë person të dyshuar.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share