Behar Mjekiqi do të ligjeron në drejtimin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës

Hoxhë Behar Mjekiqi do të ligjeron në Universitetin e Tetovës në drejtimin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, ai lajmin e bëri të ditur në rrjetin social facebook, përcjell Klan M.
”Një përvojë e re fillon për mua sot në Universitetin e Tetovës, ku do të kem nderin të ligjëroj me studentët e drejtimit të Sociologjisë të Fakultetit Filozofik. Për mua një përvojë e re dhe gjithashtu edhe një sfidë që bashkërisht të rrugëtojmë sigurtë në rrugën e diturisë.
Jam veçanërisht krenar që kjo përvojë e papërshkruar më është ofruar në Universitetin e Tetovës që mendoj se është një tempull i dijes jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë. Njëkohësisht vijoj studimet e mia të ciklit të tretë në këtë universitet. Sugjeroj gjithë rininë shqiptare anekënd që të regjistrojnë pa ngurim studimet e tyre në Universitetin e Tetovës ku sundojnë ambiciet e mëdha shkencore, rregulli, respekti dhe vetëm përparimi.
Me këtë rast dëshiroj të falenderoj Dekanin e Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ibish Kadriun, udhëheqësinë e UT-së si edhe profesorët kolegë të Departamentit të Sociologjisë” – shkruan Behar Mjekiqi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share