Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier viziton sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Shqipëri në 27 vite.
Steinmeier u prit në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, me anë të një ceremonie zyrtare. Po ashtu, pritet që pas takimit mes dy krerëve të shtetit të ketë një konferencë për mediat.
Presidenti gjerman do të mbajë një fjalim edhe në seancën plenare që do të zhvillohet sot./tvklan.al