Berisha: Më 14 Maj, përmbysje të regjimit

Kreu i PD-së prezanton kandidatin për Bashkinë e Krujës

Edhe pse më 14 Maj zgjedhjet janë lokale, për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha ato janë puro politike, pasi përbëjnë një mision më vete.

“Që nga viti 1992 këto janë zgjedhjet më politike që Shqipëria ka patur. Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Krujës, Agron Loka, deklaroi se zgjedhjet e 14 Majit janë më politike, Berisha akuzoi Ramën se u përpoq të ndërtonte një opozitë fasadë, por nuk ia arriti qëllimit.

“Dështoi sepse ju, për ju idealet demokratike janë idealet më larta. Ai dështoi se për ju pluralizmi është jetik për demokracinë. Ai dështoi se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare”.

Ndërsa një mesazh pati për kandidatin e grupimit Alibeaj, i cili u tërhoq nga gara për Bashkinë e Krujës.

“Falenderoj nga zemra Sabah Shetën, falenderoj deputetët, falenderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar”.

Berisha garantoi demokratët se PD-ja është dhe do të mbetet parti e mendimit të lirë dhe të hapur.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share