BE nuk bie dakord për paketën e 10-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Këtë herë paketa synon kufizimet tregtare me vlerë më shumë se 10 miliardë euro si dhe ndalime të pajisjeve teknologjike

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për sanksione të reja kundër Rusisë dhe planifikonin më shumë bisedime për të përgatitur paketën e 10-të të sanksioneve për një-vjetorin e pushtimit të Ukrainës.

Paketa e propozuar përfshin kufizime tregtare me vlerë më shumë se 10 miliardë euro. Ai gjithashtu do të ndalonte më shumë eksporte të BE-së në Rusi të pajisjeve teknologjike dhe mjeteve rezervë që Moska mund të përdorë në fushën e betejës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Brukseli gjithashtu dëshiron që 27 vendet e BE-së të gjurmojnë më mirë asetet ruse në tokën e tyre, ndërsa blloku kërkon mënyra për t’i përdorur ato për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës nga lufta. “Ne mbetemi të sigurt se një marrëveshje do të arrihet shpejt,” tha diplomat i BE, duke shtuar se shpreson se paketa mund të finalizohej zyrtarisht të Premten.

Të gjitha së bashku, sanksionet kundër Rusisë do të ishin më të ashprat që blloku ka vendosur ndonjëherë. Paketa e 10-të e sanksioneve është krijuar për të bërë më të vështirë financimin e luftës, duke përfshirë shkurtimin e financimeve edhe nga disa banka private.

Ukraina i ka bërë thirrje BE-së të shkojë më tej, por kundërshtimi i vendeve duke përfshirë Hungarinë, Bullgarinë, Francën dhe Belgjikën do të thotë se blloku tani për tani nuk do të kufizojë bashkëpunimin me industrinë bërthamore të Rusisë ose të ndalojë importimin e diamanteve.

Paketa e re e sanksioneve po ashtu shënjestron gjithashtu edhe prodhuesit e dronëve në Iran që kanë furnizuar Rusinë për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës. BE-ja deri më tani ka miratuar nëntë paketa sanksionesh ndaj Moskës, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës Shkurtin e vitit të kaluar. Sanksionet kanë goditur eksportet kyçe ruse, sikurse ato të naftës, dhe kanë pasur për qëllim që të godasin të ardhurat e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share