BE e ‘përçarë’ për Rusinë

Vendet e BE –së nuk po vendosin për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe dezertorët

Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë nuk po shkojnë ashtu si duhet. Në bisedimet e para të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, Hungaria dhe Qiproja kanë refuzuar një kufizim të çmimit për naftën ruse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka bërë përgjegjëse sanksionet e BE për rritjen drastike të çmimeve për konsumatorët. Qiproja nga ana e saj do të mbrojë kompanitë e lundrimit që furnizojnë me naftë ruse vende të treta.

Pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm të ushtrisë në Rusi nga ana e presidentit Putin, ministrat e Jashtëm të BE dhe vendet e G7 po kërkojnë një mënyrë për të ndëshkuar Moskën por sanksionet e reja kërkojnë vendim unanim të vendeve anëtare.

Një çështje tjetër që ka mbetur pa zgjidhje është edhe për ata rusë që nuk duan të shkojnë në luftë në Ukrainë dhe e braktisin vendlindjen.

Pasi Rusia bëri të ditur mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë, vende si Gjermania e të tjerë kërkojnë një qëndrim të përbashkët për trajtimin e dezertorëve rusë.

Qëndrimet mes vendeve anëtare janë megjithatë të ndryshme. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser premtoi azil për dezertorët rusë por vendet e tjera si ato baltike dhe Polonia e refuzojnë këtë ide.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share