BE: Nuk do të qetësohemi deri në ditën e fitores së Ukrainës

Vendet-anëtare të BE-së sot dhanë deklaratë të përbashkët me rastin e përvjetorit të invazionit ndaj Ukrainës ku thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta bështesë Ukrainën politikisht, ekonomikisht, në mënyrë humanitare, financiare dhe ushtarake, përfshirë edhe furnizime të shpejta të koordinuara nga industria evropiane.

“Ne do ta mbështesim edhe ripërtëritjen e Ukrainës, për çka do të kërkojmë t’i shfrytëzojmë mjetet e ngrira ruse në pajtim me BE-në dhe të drejtën ndërkombëtare Plotësisht do ta rrisim presionin kolektiv ndaj Rusisë që ta përfundojë luftën e saj agresore. për atë qëllim, do ta miratojmë pakon e dhjetë të sanksioneve dhe do të ndërmarrim hapa kundër atyre të cilët tentojnë t’i anashkalojnë masat e BE-së”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se BE-ja do ta mbështesë “formulën paqësore të presidentit Zelenski”.

Në kumtesë ceket se “populli ukrainas tregoi fuqi të jashtëzakonshme në mbrojtjen e atdheut të vet dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare kundër agresionit rus. Ata treguan vendosmëri në mbrojtjen e demorkacisë dhe lirisë, qëndrueshmërisë para vështirësive dhe dinjitet kur u përballën me krimet ruse”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vendet-anëtare konsiderojnë se “lufta agresore ruse dhe pasojat e saj dukhëm u reflektuan ndaj shumë vendeve, posaçërisht në ekonominë globale, çmimet e ushqimit dhe mallrave”.

Vendet-anëtare nënvizojnë se do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë që “Ukraina të fitojë, të respektohet e drejta ndërkombëtare, të ripërtërihen paqja dhe integriteti territorial i Ukrainës në kufijt e saj të njohur ndërkombëtarisht, Ukraina sërish të ndërtohet dhe drejtësia të përmbushet. Deri në atë ditë, nuk do të qetësohemi”, konkludojnë në deklaratën e përbashkët vendet-anëtare të BE-së.

Përndryshe, BE-ja sot nuk arriti të dakordohet për pakon e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë. Pakoja duhej të miratohej nesër në përvjetorin e invazionit ndaj Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share