BE do të thërrasë një takim urgjent të martën për luftën Izrael-Hamas

BE-ja do të thërrasë një takim urgjent të vendeve anëtare për të diskutuar pasojat e përkeqësimit të situatës në Izrael dhe Palestinë.

Kjo vie në mes të shqetësimeve në BE se Komisioni Evropian është duke e tepruar, duke marrë vendime për politikat në lidhje me Izraelin pa kërkuar më parë pikëpamjet e forta të shteteve anëtare.

Duke dërguar një ftesë për një samit të martën, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se nëse BE-ja “nuk ishte e kujdesshme”, konflikti mund të “ushqejë ekstremizmin” në të gjithë Evropën, raporton “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka shprehur poashtu shqetësimin për pasojat rreth kapacitetit të vendeve fqinje për t’u marrë me refugjatët dhe potencialin për mbështetjen e mëtejshme të krizës në BE.

“Ekziston një rrezik i madh i migrimit dhe lëvizjeve të një numri të madh njerëzish në vendet fqinje, të cilat tashmë kanë një numër të konsiderueshëm refugjatësh në territorin e tyre. Nëse nuk trajtohet me kujdes, ekziston rreziku i valëve të mëtejshme migratore në Evropë”, tha Michel.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share