BDI: Zgjedhje brendapartike – votohet në 14 degë!

BDI sot mban zgjedhje brendapartiake ku anëtarësia duhet të prononcohet për udhëheqësinë e re në 14 dega të partisë.

“I bëjmë thirrje anëtarësisë që lirshëm të prononcohet për udhëheqësinë e re të Degëve në Butel, Cair, Dibër, Jegunovcë, Kërcovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizarë, Veles” – thuhet në komunikatën e BDI-së, duke potencuar se procesi do të udhëhiqet nga komisioni zgjedhor partiak.

Zgjdhjet do të mbahen sipas parimit demokratik “një anëtar, një votë”, që sic thuhet në komunikatë, dëshmon parimin dhe kapacitetin demokratik të BDI-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në fund të këtij procesi demokratik, fitues do të jenë të gjithë, për shkak se e mira e përgjithshme, kontributi për realizimin e saj dhe shërbimi efikas ndaj qytetarëve padyshim se janë misioni ynë i përbashkët” – thuhet në komunikatën e BDI-së. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share