BDI: VMRO dëmton qytetarët mbi 150 milionë euro

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi vlerëson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për miratimin e ligjeve për marëdhëniet e punës, ndërtimtarinë, planifikimin urban, shpronësimin dhe ligjin special, është vendim i përgjegjshëm në interes të qytetarëve për institucione dhe procedura efektive, përcjell KlanM.

“Ligji i Punës i lejon të punësuarit, me pëlqimin paraprak me shkrim dhe me orar shtesë të paguar plotësisht, të mund të punojë punë shtesë, ndërsa duhet të respektohen dispozitat për 12 orë pushim dhe 24 orë pushim gjatë javës. Ligjet e tjera lehtësojnë dhe thjeshtësojnë procedurat institucionale për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D, por edhe për hekurudhat, projektet energjetike, gazsjellësi etj. Bllokada e paarsyeshme dhe e pakuptueshme e VMRO-së dhe Levicës i kushton shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim të gjatë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

VMRO DPMNE dhe E majta, sipas BDI-së, në mënyrë aktive po bllokojnë në Kuvend mbi 500 milionë euro projekte për qytetarët dhe shtetin. Kjo sipas BDI-së, bëhet pa asnjë arsye dhe vetëm për të shkaktuar dështimin e projekteve për qytetarët për motive të ulëta ditore politike./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share