Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate të lëshuar për media ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për fllimin e muajit të Ramazanit.
Urimi i plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Ky muaj i pastrimit shpirtëror, paqes, mëshirës dhe solidaritetit, le t’ju gjejë në shëndet të mirë dhe harmoni të plotë në familjet tuaja.
Të frymëzuar nga madhështia e këtij muaji, le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete.
Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!
Agjërim dhe lutje të pranuara! /tvklan.mk