BDI: Sulmet e VMRO-DPMNE-së “gjueti shtrigash”!

VMRO-DPMNE: BDI në opozitë që të lirohen institucionet për hetime!

Pavarësisht se Ali Ahmeti kërkoi hetim për të gjithë në BDI dhe bëri të ditur se askush nuk është i mbrojtur, integristët nuk pajtohen me atë që e quajnë “gjueti shtrigash” të paralajmëruar nga VMRO-ja, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas BDI-së, fushata e përditshme e VMRO DPMNE-së kundër kësaj partie dhe Kryetarit Ali Ahmeti, sic thonë, përmes krijimit të lajmeve të rreme është një përpjekje për të fshehur motivet reale anti-europiane dhe anti-shqiptare të udhëheqësisë së VMRO DPMNE-së.

“Kryetari i komunës së Butelit kërkon fshirjen e emrave të rrugëve vetëm se janë emra të veprimtarëve shqiptarë, Mickoski ndalon dhënien e lejeve për ndërtime dhe legalizim për kompanitë dhe pronarët shqiptarë, ndalon t’u jepet punë kompanive shqiptare nga ana e kryetarëve të tyre të komunave, kërkon Qeveri mono-etnike dhe thotë se nuk do ta ndryshojë kurrë Kushtetutën dhe se nuk i intereson çfarë thonë Brukseli dhe Uashingtoni për rrugën europiane të vendit tonë”, thonë nga BDI.

BDI është e kriminalizuar, Merko është konfirmuar si i korruptuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kurse nipërit e Ali Ahmetit fitojnë miliona për shkak të “frymës së sipërmarrësisë” – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja.

“Ali Ahmeti t`u tregojë të rinjve Shqiptarë dhe Maqedonas se si të blejnë ndërtesë në qendër të Shkupit, sikurse “Soravija”, pa paguar asnjë denar, sikurse nipi i tij, atëherë do të besojmë se kujdeset për ta. Tashmë askush nuk i beson Ahmetit. Derisa BDI-ja prezantohet rrejshëm, nipërit e Ali Ahmetit dhe i biri i tij hyjnë në biznese milionëshe pa para”, thonë nga VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, i quan qesharake thirrjet e BDI-së se do të bashkëpunojë me organet për të hetuar krimet. Sipas tyre, Departamenti Amerikan ka dëshmi se Merko është i korruptuar.

VMRO-DPMNE thotë se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë që institucionet të lirohen nga presionet që të ketë hetime të vërteta. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share