BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin e saj për siç thonë financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor, njofton Klan M.

”Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë pas raportimeve mediatike për financimin e narrativave ruse nga ana e organizatës joqeveritare gjermane AJKF, përmes granteve të dhëna për përhapjen e propagandës ruse në vendin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në listën e publikuar me media dhe gazetarë që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë organizatë, nga vendi ynë figuron gazetari Milenko Nedellkovski, i cili nga viti 2015 është pjesë aktive e agjendës propagandistike proruse të kësaj organizate.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka fituar disa grante, çmim nga kjo organizatë dhe së fundmi në një raportim mediatik mbi aksionet ushtarake ruse që e ka realizuar në Rusi, pjesë e emisionit të tij kanë qenë Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin, propagandues të njohur të Kremlinit dhe ideologë të doktrinës Bota Ruse.

Të këtillë si Milenko Nedellkovski në hapësirat tona ka shumë, disa fshehin ende kokën, por padyshim se do të demaskohen së shpejti.

Të gjitha këto raportime mediatike, konfirmojnë shqetësimin permanent të shprehur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim për praninë e fuqishme të elementeve ruse në hapësirën mediatike dhe politike të vendit tonë dhe më gjerë.

Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë aktorët politikë dhe shoqëror të vendit dhe Ballkanit Perëndimor t’i kushtojnë rëndësi më të madhe kësaj problematike shqetësuese, të bashkëpunojmë ngushtë për të izoluar njëherë e përgjithmonë ndikimin e dëmshëm rus në të gjitha vendet tona. T’i themi JO Rusisë, PO Europës!” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share