BDI: Partneri ynë më i vogël në qeveri VMRO-DPMNE, të mos shqetësohet shumë

BDI reagon lidhur me njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Ata i thonë partnerit të tyre më të vogël VMRO-DPMNE-së, të mos shqetësohet shumë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është legjitime, e zgjedhur në mënyrë demokratike, stabile dhe në duar të sigurta, nën udhëheqjen e partive të orientuara kah Evropa.

Gjithashtu edhe shteti ynë është në duar të sigurta dhe në rrugë të drejtë, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian dhe në partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimet e sotme propagandistike dhe të panikut të partnerit tonë më të vogël, VMRO-DPMNE, shërbejnë për nxitjen e konfuzionit dhe janë në funksion të fushatës së tyre për përhapjen e frikës përmes lajmeve të rrejshme.

Veprimet joshtetërore të opozitës në Kuvend dëshmuan se VMRO-DPMNE nuk i respekton as qytetarët, as ligjet, as Kushtetutën”, thonë nga BDI./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share