Analistët: RMV-ja duhet ta pranojë propozimin francez

“ASKUSH NUK GARANTON NËSE BE DO TË KETË GATISHMËRI DHE UNIFIKIM TË TILLË NË TË ARDHMEN”

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se Maqedonia ndodhet para një shansi historik dhe autoritetet duhet ta pranojnë propozimin francez.  Ata theksojnë se një gjë e tillë duhet të ndodh për shkak se nuk ka garanca se në të ardhmen do të ketë një gatishmëri kaq të lartë dhe të unifikuar të BE-së si dhe nuk ka garanca se në të ardhmen vendi do të merr ndonjë propozim më të favorshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mendoj se është një mundësi jashtëzakonisht e mirë për Maqedoninë e Veriut që të pranojë propozimin francez dhe të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, për arsye se vështirë se do të kemi më gatishmëri kaq të unifikuar të Unionit Evropian kundrejt Ballkanit Perëndimorë, por në veçanti për Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë bashkë, deklaroi Analisti politik Qani Nuhiu

Ata nënvizojnë më tej se institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe nuk duhet dëgjuar zërat e qarqeve destruktive të cilat, siç theksojnë, nuk janë të sakta por dalin nga individë që nuk e duan ardhmërinë e vendiot.

ILIR LUMA, ANALIST POLITIK

institucionet funksionale të Maqedonisë duhet të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë vendimi do të marrin karshi propozimint francez, që don të thotë se duhet pranuar propozimi francez dhe unë kujtoj se atë e paralajmëroi Këshilli i Sigurisë në krye me Pendarovskin, se përkundër disa gjërave që ndoshta në vazhdim do të ketë mundësi edhe ato imtësi në lidhje me gjuhën që kryekëput pranohet edhe nga BE dhe nuk kontestohet edhe nga pala bullgare, përkundër të gjitha qarqeve destruktive që thonë se mohohet gjuha dhe identiteti maqedonas. Unë kujtoj se këto gjëra nuk janë të sakta por janë vetëm floskula me të cilat qarqet destruktive që nuk e duan të ardhmen e Maqedonisë, deklaroi Analisti Politik Ilir Luma

Maqedonia e Veriut ndodhet para vendimit për pranimin ose jo të propozimit të modifikuar francez, propozim ky që do të ndihmonte në heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share