Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
Partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore duke u zotuar që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.
Gënjyen. Për 100 ditë shkaktuan skandale që na kthyen prapa 30 vjet dhe na humbën shpresën e fundit për integrim në Bashkimin Europian.
Rreshtimi juaj i hapur me Rusinë dhe Kinën nuk është i pranueshëm dhe është në kundërshtim me përcaktimet e qytetarëve për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon kthim të menjëhershëm të prioritetit shtetëror për integrim europian dhe distancim të menjëhershëm të qeverisë nga partneriteti ruso-kinez.