“Një anëtar, një votë” – votimi në 14 degë
18.305 anëtarët të BDI-së sot zgjedhin udhëheqësinë e re në 14 degë të partisë. Zgjdhjet do të mbahen sipas parimit demokratik “një anëtar, një votë”, që sic thonë nga kjo parti, dëshmon parimin dhe kapacitetin demokratik të partisë.
“I bëjmë thirrje anëtarësisë që lirshëm të prononcohet për udhëheqësinë e re të Degëve në Butel, Cair, Dibër, Jegunovcë, Kërcovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizarë, Veles”, thonë nga BDI.
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, pas votimit në Zajaz tha se këto zgjedhje janë standardi i parë që vendoset në vend, ndërsa u shpreh se gara ka qenë e hapur për çdo kandidatë dhe gjithsecili ka mundur të kandidojë.
“Gjithsecili ka mundur të kandidojë, regjistrimet kanë qenë edhe me fletanëtarësie edhe online, s’ka pasur asnjë pengesë, për të ngritur ndonjë dilemë apo gjëra të tilla. Sot voton anëtarësia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë e kanë pasur të drejtën e kandidimit”, deklaroi Ali Ahmeti.
Gjatë këtij procesi zgjedhor brendapartiak votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak./KlanMacedonia