Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, zëdhënësja e VMRO-së, Marija Miteva tha mes tjerash se nuk kanë frikë nga Ndryshimet Kushtetuese dhe se Fronti Evropian i ashtuquajtur nga LSDM-BDI nuk është në vepër por vetëm me deklarata.
”Nuk bëhet fjalë për frikë në VMRO-DPMNE për ndryshimet Kushtetuese por ekziston një princip, disa herë e kemi potencuar qëndrimin e VMRO-së se me diktat bullgar nuk e pranojmë. Pra ne duam ti ruajmë interesat e popullit maqedonas. Kur thuhet Front Evropian mendoj se duhet mënyra e veprimit të jetë evropian që të themi se kemi Front Evropian dhe jo vetëm me deklarime dhe fjalë boshe” – tha Marija Miteva zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk/