Selmani: Partitë shqiptare duhet të garonin me kandidat të përbashkët për President

Profesori universitar Bashkim Selmani në një deklaratë për Klan Macedonia, në lidhje me zgjedhjet presidenciale ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si janë organizuar partitë politike. Sipas Selmanit, pavarësisht se shqiptarët kanë dalë më të përgatitur se kurrë, partitë në pushtet dhe opozita kanë dështuar të adresojnë problemet e vërteta të qytetarëve.

Selmani thekson se gabimi kryesor i subjekteve politike ka qenë moszgjedhja e një kandidati neutral. Ai argumenton se nëse nuk do të ishin propozuar dy kandidatë partiakë, kandidati shqiptar do të kishte qenë në një pozicion më të favorshëm për të konkurruar me kandidatët maqedonas dhe do të kishte siguruar një numër votash të barabartë.

“Shqiptarët asnjëher nuk kanë dalë më të përgatitur, dhe mënyra e organizimit pozitë dhe opozitë, ka qenë e nivelit të lartë të komunikimit, të dyja e synojnë pushtetin, por pa prekur problemet e vërteta të qytetarëve. Edhe gjatë fushatës roli dhe pozita e përfaqësive nuk është prek dhe nuk është përmendur se këto vota nesër çfarë rezultati do të kenë.
Gabimi parë i subjekteve është që nuk u bë zgjedhja e një kandidati neutral. Po të mos kishin propozuar dy kandidatë partiak, kandidati shqiptar do të ishte shumë afër kandidatëve maqedonas, dhe do të kishim vota të barabarta”, tha Selmani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Selmani përfundon me një thirrje për unitet, duke theksuar se pavarësisht se cili kandidat do të ishte, të gjithë qytetarët duhet të mbështesin dhe të mbronin zgjedhjen e tyre.

“Unë besoj se të dy kandidatën janë të kompletuar dhe më të mirë se kandidatët maqedonas, dhe kanë rolin dhe pozitën e tyre, mirëpo fundi do të jetë se sa vota do të marrin të ndarë. Sepse po të ishte një kandidat do të kishte marrë votat e të gjithëve.
Pavarësisht se cili kandidat do të ishte, do të duhej që të gjithë ta mbronim”, tha Selmani/tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share