BDI dhe VLEN akuzojnë njëra tjetrën për bashkëpunim me rryma ruse

Fushata mes partive shqiptare

Pushteti dhe opozita shqiptare hedhin akuza të rënda ndaj njëra tjetrës rreth asaj se kush më tepër bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në dhe me frymën pro ruse. Nga BDI akuzojnë VLEN-in se bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe ”Levicën” po përforcojnë shpifjet ndaj Bujar Osmanit.

”Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitën, si atë shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër opozita shqiptare VLEN, akuzon BDI-në duke thënë se eksponentë të lartë të kësaj partie janë të dyshuar për lidhje me qarqe antiamerikane dhe për këtë ka fakte të prekshme.

“Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Por, nuk është vetëm ai. Ish kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e deridjeshme e BDI-së, Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane. Madje, sipas informacioneve tona, Teuta Arifi është refuzuar për ambasadore në SHBA dhe në Bruksel pikërisht për shkak të këtyre vjegëzave. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit”, thonë nga VLEN.

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, në rrjetet sociale po zhvillohet fushatë e ashpër e të dy palëve, ku nuk mundon as fjalori fyes për kandidatët për president, si dhe për liderët e partive politike./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share