Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të shtuar, pasi informacioni i fundit nga inteligjenca amerikane i paralajmëroi ata për një sulm të mundshëm terrorist që synon objektet apo personelin. Zyrtarët e mbrojtjes e konfirmuan këtë lajm të hënën, ndërsa masat e shtuara të sigurisë janë rezultat i një kombinimi faktorësh.
Kërcënimi është i lidhur me ngjarje të mëdha, përfshirë Kampionatin Evropian të futbollit dhe Lojrat Olimpike të Parisit. EUCOM (Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara) ka këshilluar personelin në Evropë të tregojë kujdes, të raportojë aktivitetetet e dyshimta dhe të ndjekë këshillat për udhëtim nga Departamenti i Shtetit.
Në kontekstin e kërcënimeve, grupi terrorisë IS-Khorasan është në fokus. Ky grup ka treguar aftësi të rritura në përdorimin e rrjeteve kriminale transnacionale dhe ka interes për dërgimin e operativëve të tij në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane të antiterrorizmit kanë ngritur shqetësime për praninë e tyre në Afganistan dhe aftësinë e tyre për të kryer operacione jashtë vendit.