Bayern zyrtarizon Guerreiro, mesfushori firmos deri në 2026

Bayern Mynih-u asnjëherë nuk e lë t’i ikë nga duart mundësia për t’i marrë yje Borusia Dortmundit. Afrimi më i fundit është portugezi Guerreiro, i cili transferohet pas 7 sezonesh te verdhezinjtë.

Bayern Munchen ka kompletuar transferimin e Raphael Guerreiro-s. Portugezi bëhet pjesë e kampionëve gjermanë si një futbollist i lirë, pasi kontrata e tij përfundoi me Borussia Dortmund.

Mesfushori i krahut të majtë firmosi kontratë deri më 30 qershor 2026.

Bavarezët nuk e humbën mundësinë për të marrë një lojtar të talentuar nga rivalët e tyre, Borussia Dortmund. Në fund të kontratës me verdhezinjtë, pas 7 viteve të kaluara në klub (224 ndeshje, 40 gola), Guerreiro pavarësisht interesimit të klubeve të tjera, zgjodhi të transferohet te rekordmenët gjermanë.

Mesfushori 29 vjeçar e mbylli sezonin me 12 asiste, si asnjë tjetër.

Për shefin ekzektuiv të Bayern-it, Jan-kristian Dresen, Guerreiro ka qenë një ndër lojtarët më konsistentë dhe më të mirët e Bundesligës për vite me radhë.

Ndërsa portugezi tha se ai e mori vendimin shumë shpejt kur oferta iu bë dhe se e konsideron si nder të jetë pjesë e Bayern-it.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share