Bayern Munchen optimist për Xabi Alonso, nis kontaktet me trajnerin

Te Bajern Mynihu janë optimistë se në verë do të arrijnë që të firmosin me trajnerin e suksesshëm Shabi Alonso. Sipas Sky Sports Deutchland, një transferim në fund të sezonit është i mundshëm, por spanjolli ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar.

Por rekordmenët gjermanë duhet që të paguajnë nga 15-25 milionë euro për shërbimet e 42 vjeçarit, në varësi të numrit të titujve që ai fiton me Leverkusen. Sipas mediave gjermane ka optimizëm te drejtuesit bavarezë, pasi Shabi Alonso nëse vendos që të largohet nuk do të zgjedhë Liverpulin, por klubin e tyre.

Dhe kjo sepse sipas tij, trashëgimia që ka lënë Jurgen Klop te anglezët është shumë e vështirë për tu perseritur dhe një trajner më shumë humb se sa fiton nëse zgjedh të marrë drejtimin e “të kuqve”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Spanjolli mori drejtimin e skuadrës gjermane në tetor të 2022 dhe kontrata i përfundon në verën e 2026-ës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share