Liga e Parë: Superderbi në Tetovë, Shkëndija – Struga Trim Lum

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 32-të nisin në ora 17:00

Kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon sot me ndeshjet e javës së 32-të dhe të parafundit për sezonin 2022/2023.

Kryendeshje e kësaj jave është përballja në stadiumin e qytetit në Tetovë, aty  ku do të takohen Shkëndija dhe  skuadra kampione Struga Trim Lum. Ashtu si skuadra kuqezi por edhe tifozët e pranishëm në tribuna do të urojnë ekipin strugan për suksesin historik titullin kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin 2022/2023.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Ndërkohë që kjo ndeshje  derbi është mjaftë e rëndësishme  sidomos për ekipin kuqezi  të cilët pretendojnë pozitën e dytë, ndërsa skuadra strugane do të  luan për të dëshmuar se titulli kampion nuk ka ardhur rastësisht.

Një ndeshje mjaftë e rëndësishme zhvillohet edhe në Çair, ku Shkupi është nikoqire e Makedonija Gj.P. P që me fitore mbetet një hapë më pranë pozitës së dytë në renditje.

 Në tre takimet tjera të xhiros së 32-të, Sileksi në Kratovë përballet me Rabotniçkin, Bregallnica  në Shtip është nikoqire e Akademija Pandev, ndërsa në Kavadar, Tikveshi përballet me Skopjen. Pobeda është e lirë.  Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në orën 17:00.

Liga e pare, java e 32-të, takohen:

Shkëndija – Struga Trim Lum

Shkupi – Makedonija Gj.P

Sileksi – Rabotniçki

Bregallnica – Ak.Pandev

Tikveshi – Skopje

Shaban Sinani /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share