Përballjet Shqipëri-Çeki

Kuqezinjtë janë përballur me çekët në dy ndeshje, ku kanë 1 humbje miqësore dhe 1 barazim

Shqipëria është përballur me kombëtaren çeke përgjatë historisë 2 herë.

Më 8 qershor 2021, kuqezinjtë u mundën në miqësore me rezultatin 3-1 në transfertë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 më 7 shtator, djemtë e Silvinjos barazuan në Pragë 1-1. Përpara 31 dhjetorit të vitit 1992, Çekia ishte pjesë e shtetit të Çekosllovakisë.

Të dyja përfaqësueset zhvilluan 5 takime ndërmjet tyre, 3 miqësore dhe dy sfida për eliminatoret e kampionatit europain.

Më 17 shtator 1950, Çekosllovakia mundi Shqipërisë 3-0 në miqësoren në shtëpi, ndërsa më 29 nëntor 1952 kuqezinjtë triumfuan 3-2 ndaj çekosllovakëve në stadiumin “Qemal Stafa”.

Më 7 dhjetor 1952, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore me Çekosllovakinë, duke triumfuar sërish 2-1.

Në dy takimet e vlefshme për eliminatoret e europianit 1992, kombëtarja jonë u mund nga çekosllovakët me rezultatin 0-2 në Tiranë, ndërsa më 16 tetor 1991 Çekosllovakia mundi 2-1 kuqezinjtë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share