Bayern kampion i Gjermanisë

Dortmund bën ‘harakiri’, Bayern merr titullin

Bajern Mynihu është kampion i Gjermanisë për herë të 11 radhazi. Bavarezët morën një fitore të rëndësishme ndaj Këlnit me rezultatin 1-2, ndërkohë që përfituan nga hapi fals i Borusia Dortmund.

Në të 81’, Këln barazoi me Ljubiçiç rezultatin. Por goli që vlen titullin kampion erdhi në të 89 me Musialan. Ndërsa në “Iduna Park” Borusia e gjeti veten në disantazh në minutën e 15 të lojës.

Mainz kaloi në avantazh falë Hanke-Olsen. Haler kishte mundësinë të risillte qetësinë 4 minuta më pas, por ai gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Në të 24’, Onisiuo befasoi vendasit duke e çuar rezultatin në 2-0.

Verdhezinjtë shënuan golin e parë në të 69 me Guereiron. Në shtesë Shule shënoi, por barazimi nuk mjaftoi.

Si Borusia ashtu edhe Bajerni e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, me nga 71, por skuadra e Tuhel përfitoi nga golavarazhi. Union Berlini siguroi një vend në Ligën e Kampioneve duke dalë i katërti, ndërsa Shalke 04 ra nga kategoria.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share