Harry Kane realizon tripletë, verdhezinjtë pësojnë humbjen e parë sezonale në Bundesligë
Bajern Mynihu fitoi “klasiken” gjermane kundër Borusia Dortmund me rezultatin 4-0.
Në “Iduna Park” u dallua Heri Kejn i cili realizoi tripletë. Bavarezët e drejtuar nga Tomas Tuhel janë në kërkim të titullit të 12 radhazi në Bundesligë dhe verdhezinjtë konsiderohen si një nga rivalët për trofeun.
Që në 10 minutat e para u vendos fati i takimit mes të dyja skuadrave. Dajot Upamekano kaloi miqtë në avantazh pas 4 minutash lojë.
Pesë minuta më vonë festoi Heri Kejn. Në të 72, anglezi realizoi golin e tretë. Pokerin e vulosi në shtesë.
Kapiteni i “tre luanëve” ka shënuar 15 gola në 10 takime të luajtura në Bundesligë, ndësa kjo është tripleta e tij e tretë te gjermanët. Javën e kaluar, ai i shënoi tri herë Darmstadt.
Skuada e Tomas Tuhel gjendet në vend të dytë, 2 më pak se sa Leverkuzen kryesues, ndërsa verdhezinjtë pozicioniohen të katërtit me 21 pikë.
Klan News