Bayern, ekipi më i fortë në Europë

Lista e skuadrave shqiptare kryesohet nga Laçi

Renditja e fundit e UEFA-s e rifreskuar pas fazës me eliminim direkt sjell për të katërtin vit radhazi, Bayern Mynih si klubin kryesues dhe me rezultatet më të qëndrueshme në garat europiane dhe kombëtare.

Manchester City është me të njëjtin koeficient por në vendin e dytë e ndjekur nga Chelsea dhe Liverpool. Në renditjen e 10 më të mirave në europë nuk mungon Real Madrid, PSG, Manchester United dhe Barcelona. Juventus dhe Roma plotësojnë klasifikimin e më të mirave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skuadrat shqiptare edhe pse shumë larg kreut kanë përmirësuar koeficientët e tyre. Për të dytin vit radhazi klubi më i mirë shqiptar sipas renditjes së UEFA-s është Laçi.

Kurbinasit kanë ngjitur shkallë në renditje në sezonin aktual. Ndjek Partizani me një ngjitje të konsiderueshme, por edhe Tirana. Teksa ndër më të mirat në Shqipëri nuk bën më pjesë Skënderbeu, në listë është rikthyer Luftëtari, por për shkak të paraqitjeve që ka patur shumë vite më parë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share