Batincë: Djegia e mbeturinave – banorët druajnë për shëndetin e tyre!

DRISLLA: TË HETOHEN SHKAQET E ZJARRIT

Banorët e Batincës përballen me problemin e erës së keqe që vjen pas zjarrit në deponinë “Drislla”. Nuk kanë të ndalur reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale dhe druajnë se bëhet fjalë për djegie të mbeturinave mjekësore që mund të jenë kancerogjene.

“Gjatë orëve të mëngjesit ka pasur një zjarrë disa banor të shqetësuar na kanë shkruar që në orët epara të mëngjesit edhe ne kemi dalur në terren për të vërtetuar duke menduar që furra që është djegur është nga ajo, por jo deponia ka marrë flakë tash a është vetvetia ka marrë flakë apo është bërë kjo me qëllim ndoshta për të fshehur ato faktet që institucionet duhet të gjejnë që dyshimet tona kemi edhe pamje që mbetjet medicinale i kanë groposur në tokë dmth 70% e mbetjeve gropohen në tokë”, tha Avni Xhemaili, banor i Batincës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Banorët e Batincës thonë se deponia ekziston tashmë 29 vite dhe se nuk plotëson asnjë kriter ekologjik dhe u shkakton dëme shëndetësore banorëve të këtij rajoni.

“Prej dy ambulancave që i kemi në Batincë kemi marrë dokumente që si shkak i ndotjes së ajrit kemi rritje të sëmundjeve me mushkëritë e bardha sëmundje maligne dmth është një rritje drastike është jashtë normales kjo rritje”.

Nga Deponia “Drislla” thonë se zjarri është shuar kurse policia ka bërë ekspertizë në vendngjarje.

“U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që detajisht ta hetojnë rastin kurse kryerësit të dënohen. Gjithashtu, kundër personave që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata për deponinë “Drislla”, ndërmarrja do të inicojë procedura përkatëse”, thonë nga deponia “Drisla”.

Ndryshe nga inspektorati shtetëror për ambient jetësor është njoftuar se rrjedhat e deponisë në vend që në rezervuaret e betonit të “Drisllës” kanë pëfunduar në lumin e afërt. Është vërejtur ngjyrosja e ujit. Për momentin po bëhen analiza adekuate dhe pas tyre do të merren masa./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share