Gjatë mbrëmjes së kaluar në Kumanovë është kryer aksion policor kundër trafikantëve me njësi narkotike. Si pasojë, janë arrestuar tre persona, ndërsa është sekuestruar lëndë narkotike dhe vegla matëse, përcjell Klan Maqedoni.
“Më datën 07.11.2022 në ora 16:00 minuta, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria M.A. (35), D.Z. (44) dhe F.A. (47) të gjithë nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e M.A., e kryer me urdhër gjyqësor, ku të pranishëm kanë qenë D.Z. dhe F.A. janë gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë në gjendje pluhuri dhe terezi dixhitale. Ata janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë për Punë të Brendshme.