Bastisje në Bit Pazar, arrestohet shkupjani

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një shitës të substancave narkotike nga Shkupi.

“Më 15.03.2023 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga Njësia kundër tregtisë ilegale pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria G.R.(24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në zonën e Bit Pazarit, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një bimë kanabis e mbjellë. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share