Bastisje dhe arrestime në Tetovë, gjendet drogë

Dy të rinj nga Tetova kanë rënë nën prangat e policës, pasi tek ta është gjetur lëndë narkotike. Polcia ka njoftuar se është kryer edhe një bastisje tek shtëpia e njërit prej të arrestuarve, përcjell Klan Macedonia.

“Me datë 13.05.2023 në ora 15:16 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 18 vjeçarin B.F dhe 23 vjeçarin B.H, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit personit B.H iu gjet marihuanë, ndërsa me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku githashtu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”, thonë nga MPB, përcjell KlanM.

Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share