Arjanit Hoxha njofton largimin nga Lëvizja BESA

Menjëherë pas takimit të zhvilluar mes Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Izet Mexhiti për konsolidimin e opozitës shqiptare, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ka njoftuar se distancohet nga këto zhvillime dhe për hapat e tij politik do ta njoftoj opinionin gjatë ditëve në vijim.

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë politik.

Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlersuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar.   Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njejtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, ka shkruar Hoxha në rrjetin e tij social Facebook.

Hoxha ka qenë ministër i Bujqësisë nga radhët e Lëvizjes BESA ndërsa poashtu ka bartur edhe poste të rëndësishme në parti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share