Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

ADIL BEHRAMAJ PRONAR I NJË PORTALI NË KOSOVË

Për orë të tëra me me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, mëngjesin e së mërkurës është bastisur banesa e Adil Behramajt.

Behramaj ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërsa aktualisht drejton portalin demokracia në Kosovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bastisjen e ka konfirmuar edhe avokasti I Behramajt Artan Çerkini.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dashur të komentoj hetimet.

Ka reaguar kolegu i Behramajt Artan Behrami i cili gjithashtu ishte këshilltar i presidentit Thaci. Behrami bastisjen e banesës së kolegut te tij e konsideron si një skandal të paprecedent.

Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet frikësimi I gazetarëve nuk I bënë nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara ka shkruar Behrami në Facebook.

Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

Thaci dhe të tjerët akuzohen për krime të pretenduara ndaj qindar civilëve në periudhën prej marsit të vitit 1998 deri në shtator të 99-ës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share