Basketboll: Real Madrid vijon kryesimin në Euroligë

EUROLEAGUE 2023-2024 / ΠΑΟ – ΡΕΑΛ ΜΑΔΡΙΤΗΣ (ΣΤΕΛΙΟΣ ΣΤΕΦΑΝΟΥ / EUROKINISSI)

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 13-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku skuadrat vendase fituan në pesë takime ndërsa ato mysafire në katër takime..
Në krye të renditjes vijon të qëndrojë skuadra e Real Madrid, që korri fitoren e 12-të sezonale. Madrilenët fituan 90-78 ndaj Panathinaikos. Në vendin e dytë një tjetër ekip spanjoll, Barcelona, që fitoi 89-81 ndaj Fenerbahce.

Barcelona ka dy fitore më pak se “los blancos”, ndërkohë që në vendin e tretë renditen italianët e Virtus Bolonja, që fituan 100-90 ndaj Maccabi. Në zonën play off janë edhe Baskonia Gasteiz, Monaco, Partizan Beograd, Olympiacos e Valencia.

Në fazën play off shkojnë tetë skuadrat më të mira.

Euroleague-Raundi i 13-të

Alba Berlin – Anadolu Efes, 89-97

Panathinaikos – Real Madrid, 78-90

Partizan Beograd – Armani Milano, 82-69

Lexo gjithashtu
Total
0
Share