Basketboll: Olympiacos – Real Madrid, sonte në finale të Euroligës

Skuadra greke Olympiacos dhe ajo spanjolle Real Madrid, sonte me fillim në orën 19:00, në ”Zalgirio Arena” në Kaunas të Lituanisë, do të diskutojnë finalen për trofeun e çmueshëm në sportin e basketbollit siç është Euroliga.

Në gjysmëfinale të këtij komepticioni, Olimpiacos ishte më e mirë se Monaco duke triumfuar me rezultat 76:62, ndërsa Real Madridi ka mposhtur rivalin e përbetuar Barcelonën me rezultatin 78:66.

Ndryshe në Euroligën e basketbollit Real Madridi është skuadra më e trofeshme me 10 tituj të fituar, ndërsa Olympiacos deri më tani ka fituar tre herë titullin evropian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si paralojë e finales do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë në këtë kompeticion të garave mes Barcelonës dhe Monacos.

Monaco – Barcelona ora 16:00
Olimpiacos – Real Madrid në ora 19:00

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share