Skuadra e KB Çair 2030 në xhiron e tretë të kamponatit në Superligën e basketbollit regjistroi fitoren e dytë sezonale, kësaj radhe mundi ekipin Euro Nikelin me rezultatin e ngushtë 74-73 dhe ajo që është më e rëndësishme të thuhet se fitorja erdhi në sekondën e fundit të lojës me pikë të shënuara nga Pavle Mihajlloski.
Loja gjatë gjithë kohës ishte mjaftë dramatike pasi pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 38-34 për ekipin e trajnerit Erhan Ramadani. Fillimi i çerekut të katërt i takoi “Çair 2030”, i cili vazhdoi të rrit epërsin në 4 dhe 6 pikë, mirëpo mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 70 – 70 në 90 sekonda para përfundimit të takimit.
Në vazhdim mysafirët realizuan 2 pikë dhe kaluan në epërsi në 60 sekondat e fundit të takimit në “Kale”. Mirëpo Damçevski realizoi vetëm një gjuajtje nga dy të akorduara në 27 sekonda para përfundimit të takimit për rezultatin 73-70, ndërsa në anën tjetër Frenklin ishte i saktë në tentimet nga vija e gjuajtjeve të lira për të ngushtuar rezultatin në 72-73.
Në aksionin e radhës, mysafirët humbin topin dhe pas disa tentimeve, Mihajlovski shënon pikët vendimtare nën tabelë, për të vendosur rezultatin përfundimtar 74-73. Derisa për ekipin Çairi 2030 ishte fitorja e dytë sezonale për skuadrë mysafire ishte disfata e parë.
Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/