KFF Luboteni nuk lejoji befasi në Tetovë mundi ekipin AS United

Në fundjavë është zhvilluar java e 16-të e kampionatitit në Ligën e parë të futbollit të femrave. Skuadrat vendase në kë xhiro ishin të pamëshirshme pasi dolën fituese në të gjitha takimet, ndërsa janë shënuar gjithësejt 19 gola që paraqet një efikasitet të kënaqshëm duke shënuar.

Derbi i javës është zhvilluar në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë mes kampionit në fuqi Luboteni dhe skuadra strugane AS United. Fituese kanë dal vjazat tetovare duke fituar mew rezultatin e thell 6-1. Për Lubotenin ishte kjo fitorja e 13 sezonale, krahas 2 barazimeve dhe vetëm 1 humbje .

Shkëndija e Tetovës pësoi edhe disfatën e 12 sezonale , kësaj radhe në Manastir nga skuadra e Top Gol me rezultatin 0-2 , edhe pse drejtuesit e skuadrës tetovare kanë vërejtje të mëdha nga referimi i këtij takimi.

Fitore kanë shënuar edhe Kamenica ndaj Skopjes 1-0, tiveriaj kundër ekipit Istatov të Dojranit 5-0 dhe Reçica në përballjen me ekipin Cevitina 3-1. Pas javës së 16-të tabelën e kryeson Luboteni me 41 pikë.

Rezultatet e javës së 16-të:

KFF Top Gol – KFF Shkëndija 2-0

KFF Kamenica – KFF Skopje 1-0

KFF Tiverija – KFF Istatov 5-0

KFF Reçica – KFF Cevitana 3-1

KFF Luboteni KFF AS United 6-1

Tabela: 1. LubotenI 41 PIKë, 2. Sasa 40, 3. Tiverija 35, 4. As United 35, 5. Skopje 25, 6. Istatov 15, 7. Cevitana 13, 8. Shkëndija 10, 9. Top Gol 9, 10 Rreshti 8.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share