Basketboll: Gostivari kryeson Superligën me pikë maksimale

Në Supeligën e basketbollit vendor gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt të sezonit vjeshtor. Në dy ndeshjet e zhvilluara të dielën në Gjevgjeli dhe Manastir skuadrat vendase kanë shënuar fitore të sigurta Kozhufi në përballjen me ekipin Çairi 2030 ka shënuar fitore me rezultatin 99-83. Për vendasit më efikas  ishin Gordon me  25 dhe 10 asiste, ndërsa Hanter 22 pikë. Te  skuadra  myssafire më efikas ishte Mohamed  me  31 pikë e 13 kërcime.  Në Manastir  Pelisteri mundi  ekipin e Strumicës me rezultatin 114 -101. Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: “Feniks 2010” – “Kuamnova 2009”   89-66, TFT – Euro Nikel   87 – 70,  Gostivari – Rabotniçki 87 – 76.  Sot  zhvillohet ndeshja  MZT Skopje Aerodrom – Naviko Akademija FMP në ora 18:00.

 

Përgatiti; Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share