Në finale të Eurobasket 2022, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë do të përballen Spanja dhe Franca, ndërsa për vendin e tretë takohen Gjermania dhe Polonia.
Mbrëmë në një ndeshje dramatike në “Mercedez- Benz Arena” e mbushur përplot me adhurues të basketbollit Spanja muni reprezentacionin vendas Gjermaninë me rezultat 96-91
Lojtari më efikas ishte gjermani Denis Schrueder me 30 pikë, ndërsa te spanjollët Lorenzo Braun shënoi 29 pikë.
Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales Franca mundi Poloninë me rezultat të thellë 95-54.
Ndeshja finale Spanja – Franca zhvillohet të dielën me fillim në ora 20:30, në “Mercedez- Benz Arena” në Berlin , ndërsa po në të njëtën ditë dhe në të njëjtën palestër në ora 17:15 luhet ndeshja pë vendin e tretë Gjermania – Polonia.
/KLanMacedonia/